Një lëvizje blic nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ambasadorja është takuar në një lokal të Tiranës me aktivisten shqiptare në SHBA Evi Kokalari. Kjo e fundit ka kundërshtuar fort vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, dhe ka deklaruar se kreu i PD është po ashtu i padëshirueshëm në SHBA.
Nuk dihen arsyet e këtij takimi mes Kim dhe Kokalarit, e cila njihet po ashtu dhe një mbështetëse e madhe e ish-presidentit Donald Trump.