U prezantua si turist, policia italiane i zbulon shqiptarit kokainë në kutinë e ëmbëlsirave

Një shqiptar i cili ishte prezantuar si turist është arrestuar në Itali pasi është kapur me 40 gram kokainë.

Ai u ndalua në dhomën ku po qëndronte në një hotel në Ankona.

Policia gjeti një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit në makinën e tij të fshehur në një kuti me ëmbëlsira.

Agjentët sekuestruan edhe një sasi parash prej 750 eurosh të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.