U refuzua nga Mbape, klubi arab bën gati ofertën për yllin e sulmit të Serisë A

Oferta faraonike e Al Hilal për Mbape u refuzua nga francezi, me këtë të fundit që nuk do të largohet nga futbolli europian. Gjithsesi duket se klubi arab kërkon të bëjë me çdo kusht një goditje të bujshme në sulm.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Al Hilal po përgatit një tjetër ofertë faraonike, kësaj radhe për Viktor Osimhen.

Pasi ka afruar në ekip yje si Ruben Nevesh, Kalidu Kulibali dhe Sergej Milinkoviç-Saviç, klubi arab kërkon dhe një tjetër goditje të bujshme në mënyrë që të luftojë për titull dhe duket se Osimhen është ai që i përshtatet më së miri.