U sekuestrua drogë me vlerë 100 mijë euro, dalin pamjet nga vila 2 katëshe e kthyer në ‘shtëpi bari’ në Tiranë

Kjo është vila 2 katëshe e Artan Mucës që u zbulua nga policia e Tiranës pasi 3 persona kultivonin kanabis dhe e bënin gati për shitje.

Aty u kapën 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Shtëpia jeshile” u arrestuan Ervin Prifti alias Ervin Beti alias Ervin Preni, Artan Muça, dhe Gentian Muça.