U sulmua nga Spaleti, Maldini i del në mbrojtje Leaos dhe përplaset me trajnerin e Napolit: Çfarë ka?! Do më shumë se kaq…

Një episod jo fortë i zakontë u regjistrua në pushimin e pjesës së parë në duelin mes Napolit dhe Milanit. Protagonistë u bënë trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti si dhe Rafael Leao dhe Paolo Maldini.Teksa lojtarët dhe stafi po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Spaleti ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj Leaos, për mënyrën e festimit te goli i parë. Ndërkohë për të marrë në mbrojtje portugezin, ka reaguar menjëherë Paolo Maldini, që në nervozizëm e sipër dëgjohet teksa i drejtohet trajnerit të Napolit:

“Zotëri, je shumë nervoz, por fitove kampionatin, çfarë ka… do më shumë se kaq?”, ishin fjalët e Maldinit.