U vra në sy të gruas dhe djalit/ Kapen 3 autorët e vrasjes së arkitektit, vëllai mes lotësh: Të kalben në burg

Policia italiane ka vënë në pranga 3 shqiptarë të akuzuar për vrasjen e arkitektit Italian Roberto Mottura pasi ishin futur për të grabitur shtëpinë e tij në Piossasco.

Arkitekti humbi jetën në sy të gruas dhe djalit të tij.

Të tre shqiptarët e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje rezultojë pa dokumentacion të rregullt ndërsa njërit prej tyre i ishte plotësuar edhe dekreti i dëbimit.

Vëllai i Robertos, Enrico Mottura ka deklaruar pas arrestimit të tyre:

“Tani vrasësit e vëllait tim janë kapur dhe unë shpresoj se ata do të kalben në burg.

Këto muaj kanë qenë të tmerrshëm. Ata janë hajdutë. Një bandë hajdutësh që u futën në shtëpi të armatosur. Ata vranë një person për të marrë disa objekte kjo është çmenduri”, ka deklaruar ai për La Stampa.