UEFA sfidon ashpër Super Ligën, gati të ndryshojë dhe njëherë formatin e Champions-it

Vendimi nga pro Super Ligës nga Gjykata Europiane e të Drejtave duket se ka sjellë sërish tension te UEFA dhe FIFA.

Organi më i lartë europian i futbollit duket se ka vendosur që ta kërcënojë në një tjetër mënyrë kompeticionin më të ri që kërkohet të ngrihet nga Reali dhe Barcelona.

Siç bëjnë me dije mediat, formati i Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm mund të ndryshojë sërish dhe nuk do të jetë me dy grupe siç parashikohej, por kësaj radhe me katër dhe do të ketë 36 ekipe, nga 9 për grup.

Dy shtete do të kenë një vend më shumë, ato të cilat në fund të këtij sezoni do të renditen më lartë me koeficiente nga UEFA.