Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se Irani është informuar përmes kanaleve diplomatike për pasojat që do te ketë për dërgimin e armëve siç janë dronët dhe raketat në Rusi.
Kuleba ka thënë se “kërcënimi është serioz” për raportet për dërgimin e armëve nga Irani.
Të martën është raportuar se Irani është duke u përgatitur të dërgojë armë të reja në Rusi, për t’i përdorur më pas në luftën në Ukrainë.
“Kam thënë dhe do ta përsëris sërish se kur bëhet fjalë për bashkëfajësinë e ndonjë vendi në agresionin rus dhe vrasjen e qytetarëve tanë, ne do të jemi absolutisht të pamëshirshëm në veprimet tona në përgjigje, sepse bëhet fjalë për mbrojtjen e shtetit tonë dhe qytetarë”, tha Kuleba.