“Unë jam më i shpejtë se Sterling” / Sulmuesi anglez i përgjigjet Brojës: Nuk mund ta quash as garë

Rahim Sterling ishte i ftuar së fundmi në një emision, i cili u pyet gjithashtu dhe për Armando Brojën

Përpara disa javëve, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, u shpreh se ishte më i shpejtë se Sterling pasi pa statistikat e tij në lojën e njohur “FIFA 23”.

Për këto fjalë të shqiptarit, sulmuesi anglez zgjodhi të përgjigjej gjithashtu në një mënyrë komike.

“Armando. Nuk mund ta quash as garë”, tha sulmuesi i Anglisë, duke i lënë të ditur Brojës se është më i shpejtë se shqiptari.