Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar në Rashkë një takim me qytetarët nga veriu i Kosovës në lidhje me tensionet e shumta gjatë ditës së sotme.
Sipas mediave serbe Vuçiç është shprehur se do të dëgjojë të gjithë qytetarët.
Ai ka thënë se kishte vetëm një mesazh: “Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur. Ne do të ruajmë paqen. Ne i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e saj,…”.