Kapiten i Milanit për herë të parë në këtë vit kalendarik në Champions, por edhe një provë për kornizë ndaj një rivali tepër të ndërlikuar si Kvicha Kvaraskelia. Në analizën e tij të ndeshjes, Davide Kalabria nuk ka lënë pas dore asnjë aspekt, ashtu siç bën me detyrat taktike në fushë.
Çfarë ndeshje ishte dhe përse vuajtët aq shumë në fillim?
Ishte një ndeshje intense, me shumë ndeshje brenda së njëjtës ndeshje. E prisnim të ishte kaq e vështirë, por publiku na ndihmoi dhe arritëm një fitore e cila mendoj se ishte e merituar. Sidoqoftë gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit.
Luajtët shumë mirë ju personalisht, por përse u ndëshkuat pas ndeshjes?
Gjatë gjithë ndeshjes arbitri më thoshte herë që VAR-i nuk funksiononte e më pas ndryshonte version. Shkova për t’i kërkuar shpjegime dhe arbitri i katërt më shtyu. Po flisja si kapiten, por nuk m’u lejua dhe u ndëshkova. Situatë pa kuptim ndërkohë që takimi kishte mbaruar.
Sa rëndësi ka një rezultat i tillë?
Është ende herët pasi kemi ende punë për të bërë. Misioni ynë nuk është kryer. E dimë se si është stadiumi i tyre dhe si janë tifozët e Napolit. Sonte dëgjuam stadiumin tonë, ishte e vështirë të bisedonim me njëri-tjetrin. Ata janë një skuadër e fortë, por tani duhet të pushojmë se do të luajmë sërish pas dy ditësh. Duhet të përgatitemi mendërisht dhe fizikisht për Bolonjën. Ju siguroj se për ne është një periudhë shumë intensive.
Rritja juaj është e dukshme dhe 4-2-3-1-shi ju ndihmon apo jo?
Gjithçka nis nga unë. Kam punuar në atë që mund të përmirësoja, edhe duke ndjekur kohët normale të zhvillimit. Nuk është e lehtë të luash në këtë stadium. Pastaj vjen pjekuria. Jam i kënaqur me atë që po bëj këtu. Isha i frymëzuar për të luajtur kundër Kvaratskelias, ishte bukur të përballesha me të. Shpresoj që ndeshja e kthimit të përfundojë në të njëjtën mënyrë.