Marko Livaja shihej para disa vitesh si një nga sulmuesit më premtues. Në moshë të re, ai ishte pjesë e skuadrës së parë të Interit dhe i jepej shpesh herë hapësirë por problemet jashtë fushe bënë që të mos arrinte majën në futboll.
Ndërkohë, te Hajduk Split gjërat kanë shkuar mirë për të, por gjithmonë ka qenë pjesë e problemeve jashtë fushës. Së fundmi, ai ka humbur edhe Superkupën e Kroacisë. Në finalen e Kupës që skuadra e tij fitoi, pati sherr me një tifoz dhe për këtë u dënua me një ndeshje pezullim dhe me 13.300 euro gjobë.
Pak kohë më parë, Livaja merrte një tjetër gjobë për koret raciste kundër Dinamo Zagrebit. “Nuk më pëlqen Dinamo sepse ka emër serb”, ishte shprehja që Livaja përdorte duke u gjobitur me shumën e 4500 eurove.