Ushtari që u bë shef për të ndjekur dhe arrestuar ish-shefi

Elton Qyno

Dite e bukur dite pranvere. Hyj ne prokurori te pergjithshme.Ngjitem neper shkalle dhe shkoj lart tek kafja siper.Do takoja nje mikun tim prokuror.

Tek dera hyrese e lokalit shikoj bodigardin e Llalles.Ku do shkosh se eshte shefi me thote.Do takoj filanin i them.Ri pa merak se skam molotov ia kthej punonjesit te Gardes.

Per shkak se ne prokurori te pergjithshme hyj e dal çdo dite,madje kete gje e bej dhe sot,Gardisti per shkak edhe te njohjes me la te futesha brenda lokalit te Prokurorise se Pergjithshme.

Kur hyra brenda,shoh kryeprokurorin Llalla,sekretarin e Pergjithshem Gentin,prokuror Arben Krajen dhe Thoma Janon shefin historik te pergjimeve.

Sigurisht qe i pershendeta miqesisht dhe ma kthyen po ashtu.Shefi pak me ftohte se sdo ment se ishte shef.

Vazhdova u ula tek tavolina e mikut tim prokuror,i cili u vu pak ne siklet se po pinte kafe me nje gazetar ne sy te shefit dhe plus qe disa miq te tjere aty afer e ngacmuan me shaka duke i thene ” …tani e morem vesh nga na dalin sekretet…”

Eh sot si e solli qarku.Sikur Adriatik Llalla, do ta kishte ditur qe Arben Kraja do ja firmoste urdher-arrestin dhe do i konfiskonte 5 pasurite,kam pershtypjen se do e kishte shkrire shume kohe me pare qysh ne ate tavoline qysh ne ate lokal dhe mu perpara syve te mi.

Arben Kraja hynte e dilte me koken ulur si gjithmone ne zyren e shefit te tij Adriatik, duke e informuar, per çdo gje e duke mare urdher nga Llalla se si duhej te vepronte e zbatonte ligjin.

Tani ja si e solli qarku qe ushtari behet shef dhe shefi gjurmon ish-shefin neper rruget e europes per ta arrestuar.

Dhe e gjitha kjo histori tregon edhe nje here tjeter me se miri se per interesa e tyre personale, keta or ti çojne dhe baben e tyre ne gijotine dhe jo me shoket e tyre ish-shefa.

Tani njeri kerkon ta kapi, tjetri mundohet ti fshihet dhe ti ike.

Njeri e shet si thagme dhe sukses kete qe beri, tjetri jam i bindur qe nga arratia e quan by***llik….