Ushtria izraelite merr trupin e pajetë të pengut 28-vjeçar

Izraeli merr trupin e një pengu tjetër, Elia Toledano. Ushtria izraelite deklaroi se forcat e saj speciale kanë marrë trupin e burrit gjatë një operacioni në Gaza.

Elia Toledano, 28 vjeç, u mor peng në festivalin muzikor Supernova më 7 tetor, së bashku me shoqen e tij Mia Schem, e cila u lirua dy javë më parë gjatë një pauze të përkohshme në luftime.

Trupi i Toledanos është kthyer në Izrael, ku është identifikuar nga oficerët mjekësorë dhe policia. “IDF i dërgon familjes ngushëllimet e saj të përzemërta”, thuhet në një deklaratë.