Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka dhënë së fundmi një intervistë për A2 CNN lidhur me situatën nga pandemia. Ai u ndal dhe t e studentët skeptikë për vaksinën.
“Kemi një gap komunikimi me studentët, sado që përpiqemi me grupe më të vogla, tani po tentojmë auditorët. Pyetjet janë po të njëjtat, por detyrimi ka sjellë njëlloj konflikti, që dhe këtë e shprehin qartë edhe studentët e vaksinuar, si parim. Një tjetër çështje është se thonë se shumë prej tyre e kanë kaluar”, thotë epidemiologu i ftuar në A2 CNN.
Sipas Alimehmetit, rregullorja për vaksinimin e kësaj kategorie duhet të ishte “pak më fleksibël dhe me bonsens. Ne po e bëjmë këtë për të ulur hospitalizimet, dhe dihet se fasha më e rrezikuar është 50 e sipër. Ndërkohë, na thonë pse në lokale nuk ka problem grumbullimi, ndërkohë që në auditorë nuk lejohet”.