Për shkak të kartonit të verdhë të marrë në Superkupë, Nikolo Barela i është bashkuar Hakan Çalhanoglusë në listën e të skualifikuarve për trasnfertën e së dielës ndaj Fiorentinës.
Numrat thonë se turku dhe italiani janë thelbësorë për mesfushën dhe gjithë skuadrën, por Fratezi dhe Asllani, kandidatët kryesorë për t’i zëvendësuar, kanë armët e duhura për të mos lejuar t’u ndihet mungesa. Davide Fratezi gjithmonë ka dhënë përgjigje pozitive kur është thirrur në fushë, kurse në regji Asllani ka ende punë për të bërë edhe pse vlen të përmendet se shanset për të kanë qenë më të pakta dhe ndeshjet e tij si titullar kanë ardhur në ditë kur gjithë Interi nuk ka funksionuar (si në ndeshjen e parë ndaj Sociedadit në Ligën e Kampioneve). KUR MUNGOJNË TË DY –
Ka ndodhur vetëm tri herë në tri vite që të dy kanë munguar për 90 minutat e plota dhe në të dyja rastet Interi arriti ta fitojë ndeshjen. Edhe kur të paktën njëri nga të dy erdhi nga pankina, në dy nga tri raste, ata bënë diferencën duke çuar në fitore ose në barazim skuadrën që ishte prapa në rezultat.
KUR MUNGON ÇALHA – Statistikat thonë se Hakan Çalhanoglu është një lojtar themelor për Simone Inzagin. Kur turku, i cili nuk ka hyrë asnjëherë si zëvendësues këtë sezon, ka munguar, Interi nuk ka fituar kurrë: 2 barazime (ndaj Sociedadit dhe Benfikës) dhe 1 humbje (Ndaj Bolonjës në Kupën e Italisë).NUMRAT E ASLLANIT – Simone Inzagi nuk ka gjasa të privohet nga Hakan Çalhanoglu dhe duket se kjo vjen edhe dhe nga shifrat sezonale të zëvendësit të tij, Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares sonë ka startuar vetëm 3 herë këtë sezonm, por asnjëherë në kampionat, ndërkohë që ka luajtur 19 ndeshje në total, pa gjetur golin ose asistin. Për të do të ishte debutimi i tij si titullar në Serinë A ndaj Fiorentinës.
KUR MUNGON BARELA – Mesfushori i kombëtares italiane nuk ka munguar asnjëherë për një ndeshje të tërë këtë sezon. Mirëpo, 6 herë ka ndodhur që të niset nga pankina. Nga këto 6 ndeshje, vetëm në një (çerekfinalja e Kupës së Italisë kundër Bolonjës) Interi e përkeqësoi rezultatin pas ardhjes së tij, pasi Barela e gjeti rezultatin 0-0 dhe sida përfundoi 1-2 pas kohësh shtesë, duke eliminuar zikaltrit.
NUMRAT E FRATEZIT – Alter egoja perfekte e Barelës këtë sezon është Davide Fratezi. Ish-lojtari i Sasuolos ka luajtur 6 gjashtë herë si titullar këtë sezon, me vetëm njërën prej tyre në kampionat, ndërsa ka koleksionuar në total 26 ndeshje në sezonin e tij të parë si zikaltër. 4 golat dhe 2 asistet tregojnë që Inzagi mund të mbështetet tek ai.