Vazhdojnë lajmet e këqija për Milanin, titullari i kuqezinjve tani rrezikon dhe duelin me Totenhemin në Champions

Majk Menja është shndërruar në një enigmë të madhe në radhët e Milanit, sepse kur të gjithë mendonin se ai mund të ishte rikuperuar në kohë edhe për udhëtimin në Botërorin e Katarit me Francën, nga ajo periudhë kanë kaluar 1 muaj dhe sërish asnjë shenjë përmirësimi ngatitullari i portës kuqezi.Madje, sipas asaj që garanton “Gazzetta delloSport”, për riaftësimin e Majk Menjasë do të duhen ende 40-50 ditë, pasi kurat të cilave i ishte nënshtruar deri tani në vend që ta përmirësonin, duket sikur ia përkeqësuan dëmtimin.

Kështu francezi rrezikon dhe dy përballjet me Totenhemin në Ligën e Kampionëve.