Fabricio Korsi nuk ka ngurruar asnjëherë të tregojë lidhjen e tij të ngushtë me Kristjan Asllanin, xhevahirin shqiptar, që në verë la Empolin për Interin, një largim që në qershor do të dërgojë 14 milionë euro në arkat e klubit toskan.Në përfundim të ndeshjes, vetë presidenti nuk e ka fshehur gëzimin për fitoren, duke treguar përditshmëritë që kishte dhe dhuratën e marrë në fund të saj.
“Ishte një fitore fantastike, një ëndërr të fitoje në “San Siro” përballë Interit dhe jam shumë i lumtur për të gjithë. Ne shpresonim te një barazim, por kjo ishte më se e merituar. Në fund takova Asllanin dhe mora fanellën e tij, e vlerësoj shumë”, përfundoi presidenti i Empolit.