Duket se në Argjentinë marrëdhënia Wanda-Icardi po bëhet po bëhet një telenovelë. Teksa të gjithë mendonim se me faljen që Wanda i bëri argjentinasit cdo gjë do të mbyllej, harruam protagonisten tjetër të historisë, Eugenia Suarez.
Pas ribashkimit të çiftit, Suarez konfirmon tradhtinë.
“Nuk e kam iniciuar, inkurajuar apo shkaktuar këtë situatë, gjithmonë kam besuar se janë ndarë”- ka shkruar modelja në Instagram.
“Duket se është më e besueshme se unë jam e keqja, ajo që mashtron dhe jo viktima. Unë jam një grua që nuk kam më frikë të pohoj të drejtën e saj për të jetuar pa paragjykime. Unë jam marrë me burrat fjalët e të cilëve i kam besuar gjithmonë kur ata thanë se ishin ndarë ose se po ndaheshin. E ndjej kete situate sikur te ishte nje deja-vu ndaj me duhet te paguaj me reputacionin tim ceshtjet qe kane te bejne me sferen personale te cdo femre. Dhe gjithashtu duket se eshte me e lehte per nje gruaja të fajësojë, të heqë fajin”- shkruan më tej ajo.