“Vëllai i tij ka tradhtuar gruan, më ka dërguar mesazhe edhe mua”/ Mes lotësh Vesa Vllasaliu i bën thirrje futbollistit shqiptar: Më shkatërrove jetën

Modelja shqiptare Vesa Vllasaliu ka shokuar me akuzat ndaj vëllait të futbollistit, Mërgim Berisha, pas deklaratave të tij ku shprehej se ish-kunata s’kishte respektuar asnjë prej familjarëve të futbollistit dhe se bën gjithçka për famë.

Pasi titujt e mediave iu shfaqën në ekran lidhur me deklaratat e Besart Berishës, banorja e Big Brother Vip Kosova u shpreh gjatë spektaklit se ish-kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.

“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda që ai më ka shkruar. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij, më ka shkruar edhe mua. Kur i kam thënë të fejuarit tim, e kam screenshot, kështu që më qetë. Le të flasin çfarë të duan dhe të bëjnë çfarë të duan, i kam unë të gjitha dhe avokati im”, u shpreh Vesa Vllasaliu.

Ajo kërkoi nga ish i fejuari, Mërgim Berisha që t’i japë sendet e saj personale që i ka mbajtur pas ndarjes së tyre dy muaj para dasmës.

Modelja u shpreh se futbollisti i shkatërroi jetën dhe i kërkoi t’i kthejë gjërat e saj që ia ka dhënë familja, për të cilat janë edhe në një proces gjyqësor.

“E di se çfarë duhet të bësh, të kam thënë 100 herë, se ke mbajtur, kështu dije”, tha ajo, duke shtuar se po lufton për të drejtat e saj.

Vetëm të më japin borxhet e mia dhe mbyllet ky muhabet. Të më japin gjërat e mia që kam prej familjes sime. Prej  1 viti e gjysmë po luftoj për të drejtat e mia, që mi ka marrë. Më ka ndërprerë shkollën dhe punën e gjithçka. Po i them publikisht, që më jep gjërat që më ka dhënë familja ime.

Rrobat mbaji, por gjërat e mia mi jep. Se ma ke shkatërruar jetën, mi ke marrë të gjitha gjërat, jo vetëm sendet personale, por jetën, kohën që e kam humbur me ty dhe lumturinë që e kam pasur para teje. E di se çfarë duhet të bësh, të kam thënë 100 herë, se ke mbajtur, kështu dije”, rrëfeu Vesa Vllasaliu.

Gjatë një bisede me banorët pak ditë më parë ajo ka treguar edhe momentin kur marrëdhënia e tyre mori fund, pasi kishin dalë për darkë me miqtë e saj në Stamboll.

Ajo u shpreh se pas darkës Mërgim Berisha e ka nxjerrë me forcë nga makina dhe se e ka lënë pa lekë në mes të rrugës.

Modelja zbuloi se pasi u kthye në banesë të nesërmen, futbollisti se ka lejuar të futet brenda.

Ishim në një darkë. Ai më thoshte luksin e ke prej meje, nga unë po jeton në mes të Stambollit. Problemi është që luksin në fillim unë jam kam financuar. Çfarë nuk i kam blerë, ai asgjë. Më ka ofenduar, e ofendova dhe unë, i thashë ‘bastard’. Më ka prekur, si mund të më thuash ashtu para miqve të mi. Qava, shkova në makinë dhe hipa para. Pasi dërguam shokun dhe shoqen time në shtëpi, ndali makinën dhe më ka nxjerrë me zor jashtë dhe më tha “mbaroi, s’jemi më, s’do jemi më bashkë”. Më la në mes të rrugës pa asnjë lekë. Më ra të fikët në mes të rrugës dhe shkova qëndrova tek miqtë e mi. Të nesërmen shkova me taksi tek shtëpia, më tha nuk guxon të hysh. I kisha brenda pasaportën, paratë, rrobat. Nuk më la të hyja.

Telefonova babin, më preu biletën dhe i mora para familjes së shoqes sime, ika në Zvicër. Më pas jam kthyer në Turqi me familjen time, edhe familja e tij. Kur babai e pyeti si ma trajton kështu vajzën, ai i tha “vajza jote rri vetëm para pasqyrës, nuk bën asgjë në shtëpi, vetëm fle”. Edhe u ndamë”, rrëfeu Vesa Vllasaliu.

DEKLARATA E ISH-KUNATIT DHE SHOQES SE VESES

I vëllai i Mërgim Berishës, në një intervistë, ka deklaruar se Vesa Vllasaliu i ka ofenduar babain në vend publik dhe s’ka respektuar asnjë prej familjarëve të futbollistit.

Besart Berisha theksoi se modelja bën gjithçka për famë dhe nuk është askushi që t’i përlyejë emrin.

Ka ofenduar babain në vend publik, nuk na ka respektuar asnjë prej neve, familjarëve. Na ka ardhur na ka prishur ditën e Bajramit. E thirrëm për drekë, por na prishi festën. Le të dalë të tregojë të vërtetën. Janë shumë faktorë.

Ajo po përlyen një vajzë të pafajshme, që po e quan shoqe të ngushtë. Që së pari nuk është shoqja e saj. Ajo është konsideruar si e familjes sonë, si të mos e respektonim.

Nuk mund të pranojmë që të dalë dikush, që nuk është askushi që ta përlyejë emrin, të të ofendojë familjen. Jam gati të përballem me Vesë, ajo mund të thojë çfarë të dojë. Tani që ka hyrë në BBV do të dalin edhe video të tjera.

Ajo është munduar me çdo lloj mënyrë që të arrijë famën e saj”, tha Besart Berisha.

Në të njëtën intervistë, foli edhe bashkëshortja e futbollistit, Edona Berisha ka deklaruar se kishte njohje me modelen, por nuk ishin shoqe të ngushta ashtu siç ka u shpreh Vesa.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha në një intervistë për “Fol Shqip Show”.

Ajo pranoi faktin se modelja i ka dërguar mesazh babait të saj ku i thoshte që ‘vajza jote më ka marrë burrin”, por theksoi se me Mërgimin janë njohur kur ishin 17-vjeç dhe u lidhën bashkë kur ai ishte ndarë nga Vesa.

“Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe. Shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur. Është e vërtetë që i ka shkruar babait tim dhe “vajza jote më ka marrë burrin”. Babai nuk ka reaguar fare dhe e di çfarë vajze kam. Ne nuk jemi sqaruar, s’kemi pasur kontakt”, tha bashkëshortja e Mërgim Berishës.

Ajo theksoi se me futbollistin janë njohur kur ishin 17-vjeç dhe se u lidhën bashkë pas ndarjes së tij me modelen.

“Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, jemi takuar njëherë në Mynih, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt.

Unë nuk e dija që ata janë ndarë, isha me disa shoqe në Turqi dhe unë postova foto në Whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar. Unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk ishin më bashkë”, rrëfeu ajo.

AKUZAT PER TRADHTI

Modelja Vesa Vllasaliu, e cila është bërë pjesë e BBV Kosova, zbuloi në një intervistë se si ish-partneri, futbollisti Mërgim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë.

Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja.

Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.

Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.

“Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “Vesa është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes.

Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”.

I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.

Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do. Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha ajo.