Vendos autogoli i Militao, Barcelona mposht Realin në aktin e parë të Kupës së Mbretit

Barcelona ka mposhtur me rezultatin 0-1 Realin e Madridit, në aktin e parë të sfidës gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”. Këtë duel e vendosi një autogol i shkaktuar nga Militao në minutën e 26-të.Reali përpiqet të reagojë, por në pjesën e parë krijon shumë pak për të merituar barazimin. Në pjesën e dytë, skuadra e Ançelotit ishte dominuese, ndërkohë që në krahun tjetër Barcelona përpiqej të hapte probleme me kundërsulmet e shpejta të Rafinjës.

Në fundin e ndeshjes Rodrigo ju afrua shumë barazimit, por për fatin e katanasve topi shkoi jashtë kuadratit. Festa e gjitha qe për katalanasit. Sfida e kthimti do të zhvillohet në 5 prill.

FT REAL MADRID 0-1 BARCELONA

26′ Militao (AU)