Gjyqtari Erion Bani, është gjyqtari i cili po shqyrton kërkesën e SPAK për masën e arrestit dhe kontrollin e banesës ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.Bëhet me dije nga burimet për mediat se ai do të vendosë sot për ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe grupin e tij. Nga sa raportohet mësohet se do të priten disa fletë-arreste për aferën e pastrimit të parave.Ish-numri 2 i qeverisë ndodhet në Angli, por nëse gjykata firmos urdhër arrestin, do të kërkohet për 3 javë nga policia shqiptare brenda vendit, për tu shpallur më pas në kërkim ndërkombëtar.Gjithçka filloi kur SPAK iu drejtua gjykatës, duke kërkuar urdhër-arreste, për njerëzit e përfshirë në dosjen hetimore ndaj Arben Ahmetajt, dosja që u fillua si hetim për inceneratorët dhe shpërdorimin e detyrës, më pas është kaluar si një dosje ku është hetuar i gjithë historiku dhe aktiviteti politik dhe publik i Arben Ahmetajt.