Me golin kundër Ital isë, Herri Kejn festoi të 54-tin me fanellën e Anglisë. 29-vjeçari, i cili kishte barazuar rekordin e golashënuesit më të mirë të historisë, Uejn Runit, në çerekfinalen e Botërorit të Katarit, tashmë është i vetëm në klasifikim.Por sulmuesi i Totenhemit tani është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i “tre luanëve” dhe i Totenhemit. 54 golat e tij i ka shënuar në vetëm 81 ndeshje. Tani ai udhëheq një grup prej 6 lojtarësh anglezë, të cilët kanë shënuar më shumë se 40 gola me kombëtaren.
Nga këta, vetëm Xhimi Grivs ka shënuar një raport më të mirë gola për ndeshje: çdo 1.3 krahasuar me 1.5 që e ka Kejn. Sër Bobi Çarlton, me 49 gola, e mbajti rekordin e shënuesit më të mirë për 45 vite derisa e kaloi Runi në 2015.
KEJN – “Rekordi do të thotë gjithçka. Isha shumë i emocionuar kur vesha fanellën e Anglisë. I takoi të ishte një penallti dhe emocioni kur preku rrjetën ishte i jashtëzakonshëm. Ishte një moment magjik. Vendosa ku do ta godas dhe nuk isha nervoz”, ishin fjalët e para të Herri Kejnit për mikrofonat e televizionit “Channel 4”.
“Ishte thjesht një natë e shkëlqyer. Nuk fitonim në Itali prej një kohe të gjatë dhe të shënosh dhe fitosh është kaq speciale. Mënyra se si u larguam nga Botërori ishte i hidhur, por ne folëm gjatë kësaj jave për atë dhe duhet ta hedhim pas krahëve. Jemi një prej ekipeve më të mira të Europës. Arritja e kësaj fitoreje tregon se jemi gati për sfidën”, shtoi sulmuesi, i cili mori edhe elozhet e Runit: “E falënderoj. Unë isha në fushë kur ai theu rekordin. E di se sa do të thotë për të dhe isha shumë krenar kur e bëri”.