Veprimi i fundit i Zendaya-s nxit dyshimet për një krizë në marrëdhënien me Tom Holland

Postimi i fundit i Zendaya-s, i shpërndarë më 1 janar, ishte për të promovuar filmin e saj të ardhshëm “Challengers”. Të famshëm të tjerë kanë hequr të gjitha postimet e tyre në Instagram ose kanë bërë unfollow të gjithë kur janë gati të shpallin një projekt të ri për të ngjallur kureshtjen dhe për të krijuar zhurmë.

Zendaya bëri unfollow të gjithë ata që ndiqte në Instagram dje. Mes tyre ishte edhe i dashuri i saj Tom Holland. Nga ana tjetër, Holland ende e ndjek llogarinë e saj.

Theksojmë se çifti u pa pak para Krishtlindjeve, duke marrë pjesë në muzikalin “The Little Big Things” në West End të Londrës. Ata pozuan me yllin Malinda Parris në prapaskenë.

Megjithatë, veprimi i fundit i aktores ka krijuar mjaft zhurmë online, duke nxitur dyshimet se ajo dhe Holland mund të jenë duke u përballur me një krizë në marrëdhënien e tyre.