Largimi surprizues i Julian Nagelsmanit në një hark të shkurtër kohor krijoi rrëmujë të madhe në ambientin e kampionëve të Bundesligës, aq sa mediat të buçisnin se cili ishte shkaku “i vërtetë” i kësaj meseleje. Drejtuesit për të vendosur qetësinë nga amullia e krijuar vendosën që prezantimi i Tuhelit të kryhej të shtunën, jo ditën e hënë, ashtu siç ishte parashikuar.Vetë trajneri 49-vjeçar e veshi “kostumin” e bavarezit direkt në prezantim, aty ku fjalët plotë mjaltë ndaj klubit në spektrin e imazhit përtej Gjermanisë nuk kishin se si të mungonin.
Tomas gjithashtu u përpoq ta zbuste dhimbjen karshi shkarkimit të Nagelsmanit, me pretekstin se nuk ishte faji i tij rreth rokadës së ndodhur në pankinën e gjigantëve nga Mynihu.
EKIPI I RI- “Nder dhe privilegj te jem në krye të Bajernit si trajner i tyre. Mirënjohës Oliver Kahnit, Hasan Salihamixhiç, Herbert Hainer dhe Uli Hënes, të cilët besuan në aftësitë e mia në marrjen e detyrës në fjalë. Kur punon jashtë vendit rreth një kohe të gjatë, je i vetëdijshëm në rëndësinë e klubit brenda atdheut, në këtë rast rekordmenëve gjermanë. ADN-ja e përfshin angazhimin e palëkundur në arritjen e objektivave, e kur përkthehet në fitore dhe triumf në çdo turne pjesëmarrës. Grupi posedon cilësi të jashtëzakonshme në të gjitha repartet, pra në një më të mirat në kontinentin tonë. Mezi po pres fillimi e kësaj aventure. Të gjithë e dinë se Bajerni zbarkon me qëllime të qarta, tripleta gjen qasje edhe në planet e mia”, pohonte mes notash të larta entuziaste ishtrajneri i Çelsit.
KOHËZGJATJA E KONTRATËS- “Detaj jo fort i rëndësishëm në idetë e mia. Goxha e mjaftueshëm për të vërtetuar se çfarë jam i aftë të bëjë me grupin. Zgjatja vjen me punë dhe ne do t’i marrim gjërat me radhë, duke filluar nga “Klasikja” e Gjermanisë. Rikthimi i besimit është më tepër se sa obligim në logjikën time ndaj drejtuesve, të cilët më mundësuan frenat në kohë rekord. Nëse ndonjë nga stafi në një moment të caktuar më pohon se nuk ndihet rehat, largohem, e thjeshtë si zgjidhje. Por nuk kam pse të mendoj të tilla rrethanë ekstreme në çaste të lumtura, si ky aktual”.
RAPORTI ME KLUBET E TJERA- “Premier Ligë është vërtet e jashtëzakonshme, sfida më e madhe në Europë. Ama Bajerni nuk do ta gjente veten në pozitë rreth çështjes titull edhe nëse do të ndodhen në këtë ligë, marrë në konsideratë aftësitë ekzistuese. Do të gënjeja nëse do ta mohoja pjesën që të gjitha ekipet në kontinentin e vjetër nuk e kanë frikë Bajernin, sigurisht ndeshjet në Mynih përjetohen si ferr nga pala mike”, prononcohej fituesi i Champions-it me Çelsin në 2021- shin.
PIKËPAMJA E JASHTME- “Më pëlqen të jem i durueshëm dhe marrja e drejtimit të Bajernit është vërtet speciale. Mund të kisha ardhur më parë, ja që fati e kishte rezervuar në një situatë tjetër dhe ja ku jemi. Bavarezët kanë prezantuar përherë lojë të këndshme në sytë e çdo tifozi, fakt i pakundërshtueshëm. Të martën fillova të mendoj seriozisht rreth skuadrës. Eksperiencat e mëparshme me kanë ndihmuar të njoh egon dhe supermacine e tyre. Madhështia e klubit, qëndrueshmëria, pasioni i futbollistëve”, arsyet kryesore se përse nuk e bëra dysh vendimin final në kuadrin e përvojës së re”, shtoi ish-tekniku i Dortmundit në sezonet 2015-2017.
OBJEKTIVAT- “Mbajta e grupit aktual në harmoni rreth spektrit taktik do të shërbejë si indikatori i duhur, pasi bazat janë hedhur dhe është shumë e vështirë ta nisësh nga e para në këtë periudhë të sezonit, aty ku edhe gabimi më i vogël të flak punën e një viti. Tripleta është përgjigjja e thjeshtë, nëse i referohemi objektivave dhe besojmë se i kemi të gjitha kartat drejt këtij rrugëtimi plotë sfida”, tha Tuhel.
DUELI ME DORTMUNDIN- “Rivali i duhur në marrjen e kreut dhe rikthimin e frymës pozitive në rezultate. Mund të quhet me të drejtë si përplasje më e madhe në tokën gjermane. Renditja i shton më tepër emocionet e takimit të ardhshëm. Megjithatë, suksesi përballë tifozërisë vendëse dhe planeve tona kalojnë përmes verdhezinjve”.
SHKARKIMI I NAGELSMANIT- “S’do të doja përfshihesha në diskutime të komplikuara. Përgjegjësia nuk më takon mua mbi faktorët e ndodhur, le të fokusohem në rrugëtimin e ri me plotë energji dhe pozitivit”, përfundoi deklaratën prezantuese Tomas Tuheli në prezencën e bordit.