Vetëm 32 vjeç, tifozi qëllohet me plumb në kokë në mes të stadiumit

Një tjetër ngjarje e rëndë është reagjistruar së fundmi në Argjentinë.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një tifoz i vdekur ka çuar në zi futbollin e Argjentinës, pasi të hënën (31/7) humbi jetën një tifoz 32-vjeçar i Lanus.Megjithatë, këtë herë vdekja erdhi nga një tifoz i të njëjtës skuadër. Shkak është bërë lufta civile që ka shpërthyer mes dy klubeve më të mëdha në Lanos, ku gjërat kanë dalë jashtë kontrollit para ndeshjes me Barakas Central.

Gjatë incidenteve një prej tifozëve ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në kokë 32-vjeçarin.

Burri u dërgua menjëherë në spital ku edhe përkundër përpjekjeve që bënë mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.