Darvin Nunjez është dyshimi i madh i Liverpulit për ndeshjen e sotme kundër Realit në “Anfield”. Sulmuesi uruguaian u dëmtua në shpatull gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Njukasëllit.Në konferencën e djeshme për shtyp trajneri Jyrgen Klop nuk e përjashtoi përfshirjen e tij në sfidën e sotme.
Por në rast se ish-ylli i Benfikës nuk do të arrijë të rikuperohet, atëherë Klopi do të duhet të vendosë për të aktivizuar një mes Roberto Firminos apo Diogo Zhotës si sulmuesin e tretë në trion ofensive të anglezëve.
“Ka një shans nga të gjithë skenarët e mundshëm. Do të shohim sesi do të shkojë me dhimbjen dhe më pas do të marrim një vendim”, tha tekniku gjerman në konferencë.