Video/ Autobusi del nga rruga e bie në greminë, humbin jetën 25 persona! Momenti kur nxjerrin të mbijetuarit

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi një autobus ra në një greminë në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand.

Zyrtarët thanë se në mjet ishin mbi 40 persona në bord kur autobusi doli nga rruga mbrëmjen e së martës.

Raportohet se 21 pasagjerë janë shpëtuar pas një operacioni gjatë natës. Kryeministri Narendra Modi i shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave në një postim në Twitter.

Autobusi po transportonte disa dasmorë nga Laldhang në fshatin Bironkhal në Uttarakhand kur ndodhi aksidenti.

autobus1

Shkaku i aksidentit nuk dihet, por autoritetet shtetërore thanë se po hetonin ngjarjen.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin e shkatërruar pranë një kodre të pjerrët, ndërsa personeli i shpëtimit ndihmoi në nxjerrjen e të mbijetuarve.