Video e çuditshme e vitit 2018 që po çmend rrjetin, si u parashikua penalltia e humbur e Herri Kejn kundër Francës

Ndeshja mes Anglisë dhe Francës për një vend në gjysmëfinale ishte një ndër më të bukurat të Kupës së Botës 2022 në Katar.”Gjelat” shpëtuan falë një penalltie të humbur nga kapiteni Herri Kejn. Sulmuesi anglez kishte golin e barazimit kundër Francës në këpucët e tij, por e dërgoi topin në tribunë.

Rrjetet sociale kanë rikuperuar videon e një reklame të xhiruar në vitin 2018 në të cilën shfaqet vetë Herri Kejn dhe legjenda angleze e regbit Xhoni Uilkinson.

Në reklamë, lojtari i regbit e udhëzon Herrin që të ekzekutojë një penallti sikur të ishte një goditje midis shkopinjve të regbisë, për të cilën ai pranon pavarësisht dyshimeve të tij.

Fatkeqësisht për ekipin anglez, duket se Herri Kejn përfundoi duke i kushtuar vëmendje këshillës se Uilkinson, pasi gjuajtja e tij është pothuajse identike me atë që regjistroi për reklamën e vitit 2018.