Video/ E zhdukur prej kohësh, Melania rishfaqet dhe nuk mban dot mimikat kundër Donald Trump

Pas shumë kohësh e zhdukur nga mediat, bashkëshortja e Donald Trump, Melania është shfaqur sërish.

E ndodhur në një eveniment sportiv, ish-Zonja e Parë, edhe pas kaq kohe nuk i ka shpëtuar mediave që e kanë ndjekur çdo moment.

Ajo i dhuroi një “buzëqeshje” të sforcuar bashkëshortit, Donald, në daljen e parë publike të këtij të fundit që nga muaji prill.

Ky moment është fiksuar nga kamerat, ndërsa shumica pretendojnë se Melania, mezi qëndronte pranë të shoqit.

Prej kohësh diskutohet se dyshja ka një marrëdhënie të krisur dhe qëndrojnë me njëri-tjetrin për të mos shtuar më shumë zërat në opinionin publik.