VIDEO/ Napoli i pandalshëm nuk diskuton as Romën e Murinjos, SMS rivalëve me fitore në ”Olimpico”

Napoli i këtij sezoni duket se nuk njeh rivalë në kampionatin italian ku marshon i pandalshëm. Skuadra e Spaletit ka dhënë sot një provë force me një fitore bindëse ndaj Romës së Murinjos pikërisht në fushën e kësaj të fundit.

Në një duel shumë të luftuar, por ku Napoli iu afrua disa herë rrjetës, diferencën e bëri goli i Viktor Osimhen në fundin e sfidës, për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme napolitanëve të cilët kryesojnë të shkëputur,

Por mbi të gjitha ishte një mesazh i qartë i forcës së kësaj skuadre e cila gjen thuajse gjithmonë një mënyrë për të zgjidhur ndeshjen falë elementëve që ka në dispozicion, siç bëri sulmuesi nigerian me golin e tij të jashtëzakonshëm që vulosi fitoren dhe kreun.