Video që do të prangos anëtaren e KPK-së Brunilda Bekteshi/ Ja si e takoi dhe bëri pazar me subjektin e Rivlerësimit

Proçesi i Vettingut po rrezikohet nga goditjet penale të anëtarëve të shkallës së parë dhe gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pak kohë më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pezullonte pa afat nga detyra anëtarin Ardian Hajdari, pasi ky i fundit është marrë i pandehur nga SPAK për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-prokurorët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku si dhe ish-gjyqtari Ervin Metalla.

Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelit që pezullohet. Më parë gjyqtari Luan Daci u pezullua dhe më pas u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e Vettingun, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna në vitin 1997. KPA-ja e shkarkoi Dacin në dhjetor të vitit 2021, 9 muaj pasi ishte dënuar me vendim të formës së prerë.

Kallëzimet penale mund të prekin edhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në 7 janar të vitit 2022, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të SPAK-ut Dritan Prençi, për të pushuar një çështje penale ndaj anëtares së KPK-së,Brunilda Bekteshi.

Ndaj zonjës Bekteshi është referuar një kallëzim penal në SPAK nga ish prokurori Bujar Hoti, i cili pretendon se anëtarja e Vettingut ka konsumuar veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe të falsifikimit të dokumenteve. Prokurori i SPAK-ut kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve. Por, Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se hetimi është i paplotë, duke vendosur kthimin e akteve dhe vijimin e hetimeve.

Një skandal tjetër do të publikohet nga in-front.org në ngarkim të anëtares së KPK-së, Brunilda Bekteshi e cila ka qënë në investigim nga ana jonë për kontakte kriminale dhe të papërshatshme  me subjekte të Rivlersimit.

Skandali do të publikohet pas  kallzimit të kryer nga ana jonë në SPAK,  ku aktualisht kjo antare e KPK,  ka një proçedim penal në hetim dhe nga momenti në moment pritet të arrestohet.

Video që do të publikohet do të prangos anëtaren e KPK-së Brunilda Bekteshi  dhe do të tregohet me zë dhe figurë si e takoi dhe bëri pazar me  subjektin e Rivlerësimit.