Një video e re e cila po trondit botën është shfaqur sëfundmi në rrjetet sociale.
Në video shfaqet më zë dhe figurë kryekomandanti i vrarë rus Yevgeny Prigozhin, teksa komenton vendekjen e tij.Kjo video shfaqet në një kohë kur e gjithë bota e di të vdekur, ndërkohë që ngre një valë teorish konspirative, duke hedhur dyshimet se trupi i gjendur në avionin e rrëzuar më 23 gusht nuk është i Prigozhin.
Nga ana tjetër shumë persona në Perëndim besojnë se ai u vra me urdhër të Vladimir Putin në shenjë hakmarrjeje për grushtin e shtetit që ai udhëhoqi në qershor kundër regjimit të diktatorit.
Në pamjet e shpërndara Prigozhin, 62 vjeç, shihet i veshur me veshje ushtarake në një makinë dhe thotë: ‘Për ata që diskutojnë nëse jam gjallë apo jo. ‘Si po kaloj? Është fundjavë, gjysma e dytë e gushtit 2023. Jam në Afrikë. Për gjithë personat që kanë komentuar eleminimin tim, jetën time private apo çfarqëdo tjetër, gjithçka është në rregull.”- shprehet Prigozhin.Teksa kjo video është shprendarë në rrjet pa komente të tjera, më herët e njëjta faqe që tregonte varrin e tij shkruante: Ai një herë tha se të vdekurit flasin më shumë se të gjallët. Po e vërteton këtë gjë!’