VIDEO/ Roma luan ndeshjen e parë në Ligën e Europës, Oriana Sabatini frymëzon Dibalën… Ja detaji që nuk iu shpëtoi tifozëve verdhekuq

Roma do të sfidojë në transfertë Sherif Tiraspolin në orën 18:45 në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Në prag të këtij dueli, partnerja e Paulo Dibalës, Oriana Sabatini ka publikuar një video në InstaStory.

Por një detaj ka marrë vëmendjen e fansave, fanella të cilën ajo mbante veshur.

Sabatini ka zgjedhur të pozojë me fanellën e sezonit të shkuar të Romës, teksa bie në stema e Ligës së Konferencës. (VIDEO)

Nuk dihet pse partnerja e sulmuesit të Romës, ka preferuar këtë fanellë që tashmë i përket së “shkuarës” dhe jo të këtij sezoni. Gjithsesi modelja ka frymëzuar Dibalën i ka uruar fat në këtë sfidë.