Dëshira Qato është një emër jo pak i njohur për veprimtari në kundërshtim me ligjin, dhe e favorizuar nga policia Kavajë, Prokuroria e këtij qyteti, dhe Gjykata e cila ka mbyllur sytë për këtë punonjëse jo pak të korruptuar.
Dëshira Qato është e njohur për afera kriminale në fushën e ndërtimit, e ciola ka marrë ryshfet dhe vazhdon të marrin rryshfet në dhënien e lejeeve dhe në zbatimin e saj nga bashkshorti I saj, për të cilin do të flasim ditët në vijim.
Mesa duket nuk ka të ndalur dhe nuk mund ta ndal askush veprimtarine e saj të pa ligjshme kriminale, as policia e Kavajës, e cila mesa duket është kokë e këmbë e zhytur në krim me Dëshirën, dhe ksuh e di se sa lek mund të ketë marrë për të lejuar një ndërtim pa leje në buzë të detit Adriatik.
Dëshira Qato, ka qënë pronarja e Vila Palmës e shpallur në kërkim që prej 14 dhjetorit të vitit 2019 dhe më pas në mënyrë të çuditshme është rikthyer në detyrë si Shefe e Urbanistikës në bashkinë e Kavajës.
Pas dorëzimit në polici dhe lirimit më pas nga gjykata, ajo është kthyer në punë. Dëshira Qato ishte një 17 personat që prokuroria cilësoi si përgjegjës për tragjedinë e 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona në Durrës, Thumanë e Shijak, por pas marrjes se ndonjë rryshfeti të majm prokuroria e favorizoi këtë shtetase dhe aktualisht është duke shijuar dhe ndërtuar në mënyrë të babzitur në buzë të adriatikut.
Qato dhe i shoqi, Arbeni kishin ndërtuar një hotel me dy kate shtesë, nga 6 me leje duke e ngritur në 8 kate. Puna si shefe urbanistike ia kishte lehtësuar burokracitë në marrjen e lejes nga ish-komuna e Rrashbullit, ndërsa objekti ishte kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.
Në hotelin Vila Palma humbën jetën disa persona, ndërsa vetë Qato humbi të atin, ndërsa fatmirësisht i biri, Klajdi, u arrit të dilte i gjallë nga rrënojat.
Tashmë hesapet me drejtësinë Dëshira Qato i ka të mbyllura, ndërsa lista e përgjegjësve të shembjes së ndërtesave të pasigurta, sa shkon e tkurret edhe më.
Por ajo që është aktuale është se Dëshira Qato,është duke ndërtuar sërish në qytetin e Kavajës dhe pikërisht në bregdetin e Golemit, dhe është duke ndërtuar nëpërmjet lejës së ndërtimit me nr 3186 datë 07.09.2021, të lëshuar nga Bashkia Kavajë, të lëshuar po nga Dëshira Qato për djalin e vet Klajd.
Nuk është problem që Dëshira Qato ka marrë leje nga bashkia Kavajë, për vetën e sajë, por është se Dëshira Qato nuk ka harruar zakonin e vjetër atë të ndërtimit pa leje dhe shtesave të kateve.
Dëshira Qato, ka marrë leje pranë bashkisë Kavajë, me nr 3186 datë 07.09.2021, e cila është dhënë për 8 kate mbi toke, dhe dy kate nën tokë.
Por babëzia e dëshira qatos nuk ka të ndalur pasi ajo nuk repekton lejen e ndërtimit dhe ka ndërtuar 9 kate mbi tokë, pra ka ndërtuar një kat më shumë se leja e ndërtimit që ajo po vet ka miratuar, por askush nuk e kontrollonë nga bashkia dhe IKMT.
Krimi që ka pushtuar shtetin tonë nuk është vetëm në administratë , dhe me punonjës të inklriminuar si Dëshira Qato, që një zot e di se si është zgjedhur sërish në urbanistikën e bashkisë Kavajë kur është e proçeduar pennalisht dhe me një mas arresti.
Shteti ynë është I pa fuqishëm përball krimit dhe funksionarëve të till si dëshira qato derisa të ketë dhe drejtues policie siç është dhe shefi I policisë Golem, Kavajë, siç është Nazmi Zylfo, i cili e ka vetëm 200 metra në vijë ajrore ndërtimin e një kati pa leje, të ndërtuar tashmë nga anna e Dëshira Qatos.
Kjo është fytyra e shtetit të edi ramës që në mes të detit ndërtohet nga një punonjëse e korruptuar, dhe që këtë ndërtim e ruan policia e shtetit të Edi Ramës, e cila është me e korruptuar se Edi Rama dhe Dëshira Qato .