Në redaksinë tonë kanë mbërritur disa video, të cilat tregojnë një komunikim skandaloz dhe fyes të gjyqtares Rezarta Aliu me palët në sallën e gjyqit, fjalor i cili diskretiton rëndë figurën e gjyqtarit.
Gjyqtarja pranë Gjykatës Administrative në Durrës Rezarta Aliu (Paja) i drejtohet njërës palë në gjyq me epitetin ‘zorraxhinj dhe zorraxhije’, ndërsa e kërcënon se dosja e tyre do të ‘zërë pluhur’, pra që gjyqtarja nuk do ta shqyrtojë qëllimisht me vite, duke shpërdoruar detyrën.
Bëhet fjalë për një konflikt për çështje pronësie mes dy palëve. Zonja që fyhet nga gjyqtarja ka pretenduar një situatë konflikti intetesi, pasi avokati i palës tjetër ishte pikërisht vjehrri i gjyqtares Rezarta Aliu. Ky pretendim ka nervozuar gjyqtaren, e cila ka shpërthyer në fyerje dhe kërcënime me burg.
Ndërsa detyra e gjyqtares është dhënia e drejtësisë për këtë mosmarrveshje pronësore, ajo fyen rëndë palët duke përdor një gjuhë të ngjashme me atë të “Ujkut të Shijakut”.
Rezarta Aliu kërcënon njërën palë edhe me burg, ndonëse nuk është detyrë e saj të japë pretenca dhe të shfaqet hapur e njëanshme.
Rezarta Aliu ka kaluar edhe procesin e Vetingut, që do të thotë që ndëshkimi i saj tashmë është vetëm në dorë ILD dhe KLGJ. Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë këto dy institucionet kur të dëgjojnë këtë fjalor ‘burgu’ dhe sjelle diskretituese për figurën e gjyqtarit, dhe kur të shohin videot e tjera.
Gjyqtarja njihet edhe si ‘eksperte e baticës dhe zbaticës’, pasi pse kishte caktuar një ekspert për të bërë matjet në terren për një çështje gjyqësore, por në fund vendosi vetë, me arsyetimin se eksperti inxhinier kishte gabuar në caktimin e vijës së detit, duke mos bërë mirë matjet e fenomenit të baticës dhe zbaticës.
Përballë këtyre veprimeve arbitrate dhe gjuhës së ngjashme me atë të ‘Ujkut të Shijakut’, palët në proceset gjyqësore kanë nisur të regjistrojnë dhe ta filmojnë, për t’i treguat opinionit publik, Ministrisë së Drejtësisë, ILD dhe KLGJ se kush është në të vërtetë gjyqtarja Rezarta Aliu. Në vijim përgjime dhe video të tjera me përmbajtje tepër të rëndë dhe implikime penale.