Video skandal: Ja se si policia e Sarandës lejon Oligarkun Lefter Lefteri të vazhdoj punimet pa leje

Pak kohë më Romina Pulaj u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Heshtja”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i një objekti 7-katësh i identifikuar si Pando Papuçi po si për çudi në mënyrë korruptive policia e Sarandës  ka ,mbrojtur një ndërtues tjetër që është pëzja I Sarandës kjo vetëm me qëllim të lidhjes  miqsore të drejtuesve  policisë së këtij qyteti me këtë personazh të botës së krimit .

Në proçedim ka qënë dhe një personazh i njohur të botës së krimit të i quajtur Pëzja i Sarandës, i cili ka lidhje si me botën e krimit njëkohësisht dhe me pushtetin vendor dhe atë të  policisë së shtetit dhe pikëriesht me drejtues të cilët I kanë lidhje miqsore për të cilat do të flasim në vijim.

Por sa të implikuara janë  “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në lidhje me aktivitetin e paligjshëm të ndërtimit të paligjshëm dhe si e favorizoj ajo Pëzen e Sarandës?

 

Kjo video që po ju publikojmë dëshmon se si ditën e sotme ky personazh vazhdon I qët ndërtimet e paligjshme me ndihmën dhe favorizimin e policisë së Sarandës.

Ju bëjmë me dije se ky personazh i botës së krimit, ka ndërtuar dy kate pa leje  në këtë pallat,  dhe polica nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e këtij krimi,  por e favorizon duke e lejuar ta  cojnë  në fund misionin e tij kriminal duke korruptuar kopolën e kësaj policie.

 

Në vijim do tju publikojmë video dhe fakte tronditëse se si drejtues të policisë së Sarandës, kanë dhunuar një qytetar dhe e kanë arrestuar për të mbuluar rrahjen e kryer.