“Viktima shtatzënë mbrojti barkun me duar”/ Masakra me tre të vrarë, flet dëshmitari dhe zbardh detaje rrëqethëse: Kur dëgjova krismën e parë…

Emisioni “Shqipëria Live” ka marrë intervistë për ngjarjen e kobshme që ndodhi dje në kryeqytet ku 3 gra u vranë nga dora e Dan Hutrës.

Një nga fqinjët e familjes ku ndodhi tragjedia në Paskuqan ishte ëshmitar duke treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Ju keni qenë i pari në vendngjarje.

“Isha në orarin e punës, po shkarkoja dy bidona me ujë kur dëgjoj krismën e parë, pas 30 sekondash dëgjoj tjetrën. Vij këtu, lej bidonat, shoh komshiun që kalonte nga baçja në bahçe dhe shoh njerëzit duke qarë e me duart në kokë. Shoh viktimën e parë, nusjen e Fatosit, nusjen e djalit të shtëpisë, kishte 1 muaj që ishte fejuar, ishte shtatzanë. Pastaj Mevlutja te dera e pasme e makinës. E shtrirë brenda në makinë. Pastaj nëna dhe gruaja tjetër ishte e plagosur me thikë. Vetëm rënkonin e mallkonin. Ishin të shokuar”.

Çfarë tha ish-bashkëshortja e tij?

“Ishte bashkë me fëmijët, unë jam komshi, kemi 30 vite nuk kemi pasur kurrë konflikte me njëri-tjetrin. Nuk duhet të kishte dalë ai nga burgu”.

Kur nxorën të plagosurat nga shtëpia dinin për viktimat?

“Jo nuk e dinin, e dinin që ishin shtrirë, por jo të vdekur. Kryefamiljari ishte duke marrë bukën. Duke ardhur nga lagjia, aty ka marrë vesh se çfarë ka ndodhur. Viktima shtatzënë i kishte vendosur duart në bark”.