Vjedhjet e reja të ‘komikut’ të Ersekës deri tek nafta e fermerëve, në skenë Arbër Abazi, ja fytyra e sekserit Lirjan Hyseni.

Nga Adriatik Doçi

Një dosje në SPAK i jep përgjigje pyetjes se pse humoristi Erion Isai la me dhimbje një pagë mbi 5 milionë lekë në muaj në televizion, për një rrogë 680 mijë lekë si kryebashkiak i Kolonjës, një sakrificë kjo fort e rrallë në Shqipëri, duke vendosur interesin e popullit mbi interesin e xhepit familjar.

Dosja me përgjime tregon vjedhjet e paskupullta dhe ordinere deri tek drutë e zjarrit, rezervimi i vendeve të punës, sapuni, vajrat, enët kuzhinës etj.

Sekseri dhe nyja e aferave është ky personazhi në foto, Lirjan Hyseni, në krah të ‘Çuçkës’, çuditërish ende i lirë dhe në detyrë, bashkë me vetë ‘Çuçkën’.

Më e dhimshme është vjedhja e naftës dhe parave të fermerëve. Paratë e tyre i kanë marrë njerëz që pinë kafe çdo ditë në Bllok, që plugun dhe arat i kanë parë vetëm në televizor.

Tenderat pilotohen nga Hyseni dhe Isai. Hyseni i thotë për shembull, Shyqyri Xhengos, të shkojë shpejt të ‘takojë’ kryetarin Erion Isain (Çuçkën) për të kapur një tender të madh.

Imagjinojeni vetë se si i kanë marrë nga Çuçka tenderat me vlerë miliona euro Gentian Sula i Agikons, Ardit Metaliaj, Arbër Abazit, Zeqillari, Pjetër Nikolli etj.

A do t’i tërheqë SPAK fijet e ‘peshqëve të mëdhenj’ apo do të mbtetet tek arka me peshk e Rovena Vodës?! Kjo është dilema.