Vladimir Putin i ka mbijetuar një atentati dy muaj më parë, sipas shefit të inteligjencës ushtarake ukrainase. Kirilo Budanov, kreu i Drejtorisë së Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes, tha për gazetën Ukrainska Pravda se atentati është kryer pas sulmit kundër Ukrainës.
Budanov tha se persona nga rajoni i Kaukazit, që përfshin Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe pjesë të Rusisë jugore, u përpoqën të vrisnin Putinit.
“Ka pasur një përpjekje për të vrarë Putinin, madje e sulmuan, thuhet nga përfaqësues të Kaukazit, jo shumë kohë më parë”, tha Budanov.
“Ky është informacion jopublik. Absolutisht një përpjekje e pasuksesshme, por ka ndodhur vërtet. Ishte dy muaj më parë. E përsëris, atentati ishte i pasuksesshëm. Nuk ka publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur”.
Thuhet se Putin iu druhet atentateve që nga vendimi për të pushtuar Ukrainën. Ai vetë ka deklaruar më parë se iu ka shpëtuar tentativave të shumta ndaj jetës së tij.
Më 2017, Putin i tha regjisorit të filmave Oliver Stone se ka pasur pesë përpjekje për ta vrarë dhe arsye e vetme që është gjallë është sepse ai merret personalisht me sigurinë e tij.