Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë sot vaksinën kundër Covid-19. Mediat vendase shkruajnë se Putin do të vaksinohet sot, në mënyrë që të rrisë besueshmërin te procesi dhe më shumë qytetarë të marrin injeksionin.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se, Vladimir Putin nuk specifikoi se cilën vaksinë do të merrte. Vaksina kryesore e disponueshme publikisht në Rusi është Sputnik V, të cilën po e promovon për eksport. Moska gjithashtu ka dhënë aprovim emergjent për dy vaksina të tjera të brendshme, EpiVacCorona dhe CoviVac.
Putin tha se ishte jetike të rritet prodhimi i vaksinave për përdorim shtëpiak në Rusi, ku 4.3 milion njerëz kanë marrë deri më tani të dyja dozat e një vaksine me dy faza.
Ai tha se Rusia kishte nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për të furnizuar me dozat e Sputnik V 700 milion njerëz.