Ish-sekretarja e Brendshmem, Suella Braverman ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga posti me vendim të kryeministrit Rishi Sunak.Ministrja u shpreh se ishte privilegj i madh të shërbente në këtë post, raporton Sky News.“Ka qenë privilegj i madh i jetës sime të shërbej si sekretare e Brendshme”, deklaroi Braverman, ndërsa shtoi se: “Do të kem më shumë për të thënë, por në kohën e duhur.”
Pak minuta pasi u bë zyrtare shkarkimi i Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, u raportoa largimi edhe i dy ministrave të tjerë, ai i Arsimit, Nick Gibb dhe i Shëndetësisë, Neil O’Brien.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak mori vendimin për shkarkimin e ministres kontroverse të Brendshme, pas deklaratve të saj për protestat në lidhje me luftën në Gaza.
Ndërkohë, Partia Konservatore njoftoi se Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror për të “forcuar ekipin e tij në qeveri për të dhënë vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme”.Ndryshimet në kabinetin qeveritar mund të jenë shansi i fundit i kryeministrit britanik për të vulosur autoritetin e tij në ekipin drejtues të partisë konservatore përpara zgjedhjeve të përgjithshme që priten vitin e ardhshëm.