Vogëlushi shqiptar futet në fushë dhe shkon tek Enzo Fernandes, mesfushori argjentinas i jep fanellën Mesit të vogël

Çelsi u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pasi mposhtën me rezultatin 2-0 Borusian e Dortmundit, në “Stemford Brixh”, duke përmbysur kështu disfatën në ndeshjen e parë të zhvilluar në gjermani.Një moment special ndodhi në fundin e ndeshjes me një tifoz të vogël, i cili ishte shqiptar. Brenden Mesi u fut në fushë dhe i kërkoi fanellën mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez. Ky i fundit nuk refuzoi duke ja dhënë menjëherë.

Bëjmë me dije se ai është tifoz i flaktë i ekipit londinez.