Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar, arrestohet autori, i riu vdiq në pikën e karburantit

Një person ka rënë në prangat e policisë në Luzern, pasi akuzohet si vrasësi i një 20-vjeçari nga Kosova.

Dhjetë ditë më parë, Ardit Nikçi vdiq në pikën e karburantit Avia në Geuensee të Zvicrës, si pasojë e plagëve që mori gjatë rrahjes mes dy grupeve.

Në vendin e ngjarjes u gjetën një thikë, gurë dhe një çekan, raporton Blick. Arsyeja e kësaj vrasje mendohet se ishte për një sistem ventilimi dhe për para.

Policia e Luzernit ka arrestuar personin që dyshohet për vrasjen e shoferit të ri të kamionit.