Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, zbardhet vendimi më i fundit në seancën për Arbër Paplekajn

Është shtyrë sërish seanca për Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Mësohet se seanca është shtyrë për në muajin shkurt. Ndërsa këtë të premte para trupit gjykues dëshmuan katër persona.

Gjithashtu “BW” mëson se në seancën e sotme kanë dëshmuar anëtarët e ish Strukturës së Njësisë së Mbrojtjes së Votës në PD.

I pari ka dëshmuar Arjan Hoxha, ish përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan.

Në vijim kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe në këto momente është duke dëshmuar Nuredin Kasmi.

Të 4 dëshmitarët i kanë qëndruar dëshmive të dhëna rreth ngjarjes, por interesit të palëve në proces i janë përgjigjur shkurt dhe të prerë se “ nuk dinë gjë” dhe “nuk mbajnë mend asgjë”.

Në listë janë në cilësinë e dëshmitarëve okularë plot 59 persona, përfshirë dhe punonjësit e policisë së shqiponjave dhe dy ish zv drejtorët e Policisë.