Një person është vrarë javën e kaluar në qytetin Nancy të Francës.
Viktima në këtë rast ishte një 33-vjeçar me prejardhje nga Kosova.
Mediat në Francë raportuan për këtë rast, duke e shpallur si të dyshuarën kryesore për këtë vrasje partneren e tij, e cila para organeve të drejtësisë kishte dhënë deklarata të paqarta për ngjarjen.
Megjithatë, Prokuroria e Republikës së Nancyt të shtunën njoftoi se për këtë vrasje është ndaluar djali 13-vjeçar i tashmë viktimës, raporton “France Bleu”. Ai dyshohet të ketë vrarë babanë e tij me një plumb në kokë.