Avokati Saimir Vishaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” se Dan Hutra nuk ka më shpëtim.
Sipas tij, vrasësi i tre grave të mërkurën në kryeqytet dhe i vrasjeve të tjera më herët, do të dënohet me burg të përjetshëm në institucion të sigurisë së lartë.
“Nëse në burg i mban dhe i trajton si çdo i burgosur tjetër pa bërë një terapi nga ana e sociologut apo psikologut, pa dhënë ai një raport që kemi 6 muaj, 8 muaj, 1 vit, 2 vjet që po e mbajmë, a ka ndonjë fije shprese që ky njeri do të kthehet në normalitet, apo ta dëgjojmë në telefon duke kërcënuar dhe nga burgu,” – u shpreh Vishaj.
Sipas tij nëse këto masa do të ishin marrë gjatë kohës që Dan Hutra ka qenë në burg, ngjarja e të mërkurës nuk do të kishte ndodhur.