Mjeku popullor Ylli Merja ka treguar kurën për të gjithë ata që vuajnë nga bronshiti kronik.
“Bronshiti kronik është inflamacion i rrugëve përcuese të ajrit nga ambienti i jashtëm nëpërmjet trakes në të dy bronket kryesore në të majtë dhe të djathtë” tha ai.
Fillimisht duhet të kuptoni nëse keni këto simptoma, të cilat ju drejtojnë drejt diagnozës së kësaj sëmundje:
“Po patëm vështirësi në frymëmarrje, po patëm temperaturën, kollën duhet të na shkojë mendja tek një bronkit, e cila duhet të fillojë menjëherë trajtimin. Do fillojë më sekrecione në ngjyrë gri dhe të bardhë, këputje trupore. Një tregues tjetër është matja e oksigjenit tek gishti, ku kufiri i pranueshëm është 93-94 dhe pulsi i zemrës 100” u shpreh ai.
Bimët medicinale dhe çajrat të cilat kurojnë këtë sëmundje sipas mjekut popullor Ylli Merja.
Në përgjithësi çajrat e ngrohta janë të mrekullueshme për këtë problem. Së pari mund të veçonim dafinën, sherebelën, lulja e shtogut, eukalipsi. Dhe mund të përmendim ndër të parat lulen e aguliçes dhe lulen e thundërmushkës, lehtësojnë shumë funksionin e mushkërisë për tu vetpastruar.