Vuçiç: Serbia nuk i ka shitur armë Ukrainës dhe Rusisë, ata që pretendojnë të kundërtën po i sjellin dëme Beogradit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha ditën e djeshme se asnjë armë, pajisje apo municion serb nuk i është shitur Rusisë apo Ukrainës dhe se ata që pretendojnë të kundërtën janë “gënjeshtarë, sinjalizues dhe duhet të kenë turp, sepse po i sjellin dëme Serbisë”. “Për Serbinë, në përputhje me ligjet ndërkombëtare, ekzistojnë të ashtuquajturit përdorues të lejuar dhe Serbia mund të eksportojë vetëm në vende të tilla. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin, jemi të pastër si loti”, tha Vuçiç në Doha, ku po merr pjesë në një konferencë të organizuar nga Kombet e Bashkuara.  Në fund të shkurtit, disa media ruse njoftuan se 3.500 raketa nga fabrika serbe “Krushik” iu dorëzuan forcave të armatosura të Ukrainës, përmes Turqisë dhe Sllovakisë, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se ky informacion shkakton “shqetësim të thellë”. Në fund të shkurtit, disa media ruse njoftuan se 3.500 raketa nga fabrika serbe “Krushik” iu dorëzuan forcave të armatosura të Ukrainës, përmes Turqisë dhe Sllovakisë, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se ky informacion shkakton “shqetësim të thellë”. Portali rus “Mash” njoftoi mbi dyshimet se 3.500 copë raketa “M-21 GRAD” 122 milimetra të Krushikut iu dorëzuan forcave të armatosura të Ukrainës. Portali publikoi dokumente, autenticitetin e të cilave Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta konfirmojë, të cilat pretendohet se tregojnë që kompania kanadeze “JNJ Export Import” ka porositur raketa nga “Krushik”.