Emiljano Nina, Jurgen Allushi dhe Eldi Allushi, janë tre personat që kanë qënë në makinën tip “BMW X6” që lëvizte me shpejtësi marramendëse në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet. Nina është shpallur në kërkim, ndërsa Jurgen Allushi është ndaluar nga Policia.Po kush është Emiljano Nina?Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe është kushëri i Ervis Martinaj.Ai njihet edhe me emrin Emiljano Tasho dhe mësohet se është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu. Në vitin 2015, ai u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë. Bëhet fjalë për vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj që ndodhi në nëntor në parkingun e një restoranti në Linzë, ku mbeti i plagosur edhe pronari i biznesit.Nina, në atë kohë 20 vjeç, u shpall në kërkim si person i dyshuar për përfshirje në vrasje. Pasi u shoqërua nga policia për këtë ngjarje, u la i lirë sepse u provua se nuk rezultonte të kishte gisht në krim.